Çfarë shifrash! Ja kush është futbollisti më i shtrenjtë në botë

Jude Bellingham ka “tejkaluar” Erling Haaland dhe tashmë është lojtari më i shtrenjtë në botë, sipas sondazhit të fundit të Observatorit të Futbollit CIES, qendra ndërkombëtare e kërkimeve sportive e vendosur në Nosatel të Zvicrës dhe e krijuar në bashkëpunim me FIFA.

CIES ka zbuluar lojtarët me vlerën më të lartë të transferimit me yllin anglez të Real Madridit që kalon në vendin e parë përpara golashënuesit norvegjez të Manchester City. Vlera e tij vlerësohet në 251.4 milionë. euro dhe Haaland në 221.5 milionë euro!