“Çfarë pritet të ndodhë në seancën e radhës parlamentare?”/ Bardhi: Është vetëm dy ditë larg, do e shihni se ç’do bëjmë

Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi në një prononcim për mediat foli se çfarë pritet të ndodhë në seancës e radhës parlamentare, ku në të njëjtën ditë opozita ka thirrur protestë para kryesisë së Kuvendit.

Bardhi u pyet nga gazetarët se çfarë pritet të ndodhë në seancën e së enjtes, ku u përgjigj duke mos zbuluar shumë detaje.

Pyetje: Çfarë pritet të ndodhë në seancën e radhës parlamentare?”

Bardhi: E enjtja është vetëm dy ditë larg dhe ju do e shihni se çfarë do bëjmë ne, nëse do tregojmë skenarin sot s’do kishit kureshtje për të na ndjekur këmba këmbës se çfarë do ndodhë të enjten.