Çfarë po ndodh? SPAK “zbarkon” në Elbasan, dyshohet për..

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë “mësyrë” në ambientet e një biznesi të njohur në qytetin e Elbasanit.

Kontrollet janë zhvilluar gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme. Policia dhe agjentët e BKH kanë shkuar pranë ambienteve të biznesit, i cili thuhet se është në pronësi të një prej biznesmenëve më me zë dhe ndikim në Elbasan.

Me urdhër të prokurorit posaçëm të çështjes, agjentët kanë mbajtur procesverbal si edhe kanë sekuestruar dosje, kompjuterë dhe aparate celulare. Kompania e kontrolluar, e cila mësohet se aktivitetin e saj e ka të shtrirë në fushën e ndërtimit, rezulton se ka përfituar tendera të shumta.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)