Çfarë po ndodh në rrugën Transballkanike?

Një aksident ka ndodhur në rrugën Transballkanike, ku janë përplasur dy persona me monopatina.

Njëri prej tyre, shtetas ukrainas, ka mbetur i plagosur dhe ka humbur ndjenjat, por është jashtë rrezikut për jetën.

Qytetarët e pranishëm i dhanë ndihmën e parë, ndërsa një vajzë e cila ishte e pranishme ka kujdesur për të plagosurin derisa mbërriti ambulanca.

Të dy drejtuesit e monopatinave janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.