Çfarë po ndodh mes Jozit dhe Loredanës? Këngëtari publikon foton që shuan kuriozitetin e të gjithëve

Joz Marku ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar Loredanën për ditëlindjen e saj. Në një postim në Instagram Story, ai ka ndarë një foto të këngëtares me tortën e ditëlindjes, duke e shoqëruar me një emoji me aureolë, një simbol që shpesh lidhet me mirënjohjen dhe afeksionin.

Ky gjest duket se konfirmon se lidhja mes tyre vazhdon të jetë e fortë, edhe pse dyshja kanë qëndruar larg vëmendjes publike kohët e fundit.

Kujtojmë që Jozi dhe Loredana kanë qenë të lidhur edhe brenda shtëpisë së Big Brother Albania (BBA), por pas daljes dhe skandalit të shpullës, marrëdhënia e tyre ka qenë mjaft misterioze.