Në një shkollë të Tiranës është ngritur alarmi për vendosjen e një bombe. Burime për Replika.al raportojnë se forcat xheniere janë nisur për tek shkolla.
Sipas mesazhit që iu është dërguar prindërve, të gjithë nxënësit janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore, por duhet të largohen për në shtëpi.
Mesazhi që iu është dërguar prindërve:
I nderuar prind, Ju informojmë se në shkollë është dërguar një email dhe duhet që nxënësit të largohen për në shtëpi. Po bashkëpunojmë me policinë.
Nuk ka panik dhe të gjithë fëmijët janë shumë mirë! Transporti i fëmijëve do të jetë me furgon ose nga ana e prindërve nëse ka mundësi. Do mbetemi në kontakt. Mësuesja kujdestare.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ