Çfarë po ndodh? Loredana largohet me urgjencë nga shtëpia e Big Brother VIP

Një situatë e papritur ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP. Loredana është larguar me urgjencë për arsye shëndetësore.

E shoqëruar nga produksioni dhe nën vëzhgimin e kamerave, këngëtarja pritet të rikthehet në lojë sapo gjendja e saj shëndetësore të përmirësohet.

Produksioni ka konfirmuar se ky largim është përkohësor dhe se Loredana do të marrë gjithë kujdesin e nevojshëm jashtë shtëpisë. Fansat e saj janë në ankth dhe presin me padurim kthimin e saj në reality show.