Çfarë po ndodh? Dron edhe në Burgun e Peqinit…

Një tjetër dron është pikasur teksa fluturonte mbi burgun e Peqinit! Alarmi për dronin mbi institucionin e vuajtjes së dënimit është dhënë mbrëmjen e sotme. Për shkak të alarmit për mjetin fluturues, i gjithë institucioni po monitorohet dhe po kryen kontrolle nga forcat speciale.

Droni nuk ka shkuar “bosh” në Peqin, por ka hedhur në perimetrin e burgut 4 pako me telefonë, 8 karikues dhe disa doza me drogë (31 doza kokainë, 200 gramë kanabisi). Por, vetë droni nuk është mundur që të kapet nga punonjësit e burgut. Po ashtu, hetimet kanë nisur për të mësuar se për kë janë sendet e hedhura në perimetrin e burgut.

Ky është droni i dytë brenda pak ditësh pas atij që u pikas mbi burgun e sigurisë së lartë në Burrel. Fillimisht u raportua se droni kishte fluturuar mbi burg aksidenalisht, por më pas u vendos në pranga Taulant Ahmetsulaj.

Check Also

Protesta para bashkisë/ Opozita ndryshon skemë! Nga molotov, qëllojnë me sapun godinën

Opozita ka ndryshuar skemë këtë të premte në protestën para bashkisë së Tiranës. Kësaj radhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *