Çfarë ndodhi gjatë natës? Hakmarrja tronditi Sarandën! Makina hidhet në erë, qytetarët të tmerruar dalin në rrugë

Një shpërthim i fuqishëm me tritol ka tronditur Sarandën në mesnatë ku automjeti në pronësi të Klaus Jaçaj 31 vjeç, i shpallur në kërkim për plagosje iu vendos eksploziv duke e hedhur në erë ndërsa ishte i parkuar pranë banesës së tij.

Automjeti është përpirë totalisht nga flakët. Situata ka shkaktuar frikë dhe panik, dhjetëra banorë apo turistë të zonës, kanë dalë të tmerruar nga banesat por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 3 rreth orës 23:50 të 21 korriku.

Ende nuk dihet shkaku por hakmarrja duket se është motivi i ngjarjes, pasi pronari i mjetit Klaus Jaçaj, i shpallur në kërkim nga policia vetën 4 ditë më parë pas një sherri për pronësi, ai akuzohet për përkrahje të autorëve të krimit, pasi ka ndihmuar dy autorët Ramadan dhe Erjon Canaj, të cilët qëlluan 2 të rinj pas sherrit për pronën në bregdet.

Bashkë me Jaçen, në kërkim janë edhe Ramadan Zoto, i dyshuar si autori i plagosjes, vëllai i tij Erjon Canaj, 36 vjeç, dhe shtetasi Artan Murtaj, 43 vjeç.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes, po punojnë për identifikimin e autorëve.