Çfarë ndodhi ditën e fundit të fushatës?
Përfundon fushata për zgjedhjete lokale në Shqipëri, të cilat do të mbahen më 14 maj.
Dita nisi me arrestimin të kandidati të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri për shit-blerje votash.Bashkë me Belerin mësohet se janë ndaluar edhe dy persona të tjerë. Sipas informacioneve, operacioni është kryer nga SPAK. Belerin e kanë shoqëruar dy persona të drejtim të komisariatit.
Gjithashtu drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku deklaroi se nga data 12 prill, e cila përkon me fillimin e fushatës për zgjedhjet lokale të 14 majit dhe deri sot, që është dita e fundit, janë evidentuar 54 raste të krimeve zgjedhore. Në një konferencë për mediat, Rrumbullaku u shpreh se janë nën hetim, 88 persona.
Ndodhi tjetër nga dita e kaluar ishte reagimin nga prokuroria e Dibrës në lidhje me denoncimin që ka bërë një ditë më parë kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Ismail Uka për një rast të shit-blerjes së votës nga ana e mazhorancës në qytetin ku ai kandidon. Në reagimin e saj organi i akuzës në Dibër bën me dije se kanë nisur hetimet pas kallëzimit të Ukës, se në një banesë në Peshkopi bëheshin pazare për vota.
Në Korçë deputeti demokrat Edmond Spaho ka kallëzuar në Prokurori, kryetarin e Bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu për shit-blerje votash. Spaho tha Prokurorisë se Topçiu u ka premtuar fermerëve regjistrimin e traktorëve në këmbim të votës.
Vijon…