“Çfarë janë këto breshëri akuzash që po i bën mamit ti…”, Xhensila i kushtoi këngë djalit, Ajka bëhet xheloze dhe thotë “të papriturën”

Ditën e hënë (11nëntor) Xhensila publikoi projektin e saj më të ri muzikor “Baby Amen” si një dhuratë për djalin e saj Amen, i cili mbushi 1 vjeç.

Mirëpo, kjo nuk i ka pëlqyer aspak siç duket Ajkës e cila është bërë xheloze dhe po kërkon ‘të drejtat’ e saj si fëmija i madh.

Ajka është tepër e qartë në qëndrimin e saj, teksa i thotë Xhensilës: “Ti nuk më bën të parën këngën sepse ti ia ke bërë të parën Amenit edhe ti do më shumë Amenin se mua. Mua sigurisht të parës, sepse ti më ke lindur të parën.”

Ndërkohë për të ‘qetësuar’ Ajkën dhe për të njoftuar ndjekësit e saj, Xhensila tregon se këtë javë do të nisë xhirimet për një këngë të re që do t’i dedikohet Ajkës.

Epo, me siguri që mamat me dy (ose më shumë) fëmijë i kuptojnë këto halle…