“Çfarë i tha Martini vajzës time”, aktorja tregon si nisi konflikti te “Fan Noli”
Aktorja Adelina Muçaj ka zbuluar bisedën mes 14-vjeçarit Martin Cani dhe vajzës së saj mbi sherrin pak ditë para se të ndodhte tragjedia në shkollën “Fan Noli”.
“Ime bijë më ka thënë se shpesh herë aty ka probleme, ku ka fëmijë që bëjnë sherre jashtë oborrit të shkollës, ndërsa përsa i përket asaj dite ajo ka qenë në klasë dhe kur erdhi në shtëpi vajza më tregoi se ditën e premte Martini i kishte thënë vajzës time se kishte bërë një sherr ku ky djali e kishte dëgjuar Martinin që po shante, por Martini i kishte thënë se nuk kishte asnjë lidhje me atë. Unë po shaja me vete kishte thënë Martini dhe nuk kisha gjë me ty, dhe më pas ishin shtyrë, dhe aty ka kaluar një burrë i cili i ka rënë Martinit me shpullë pasi ka parë që po zihej me djalin tjetër”, tha Adelina Muça në Euronews.