Çfarë i tha Barron Trump ish-Presidentit Biden që ndryshoi mimikën e fytyrës?
Barron Trump, djali 18-vjeçar i ish-Presidentit Donald Trump, shkaktoi një reagim të papritur gjatë inaugurimit të babait të tij, kur u takua me ish-Presidentin Joe Biden. Gjatë përshëndetjes, Barron u pa duke i thënë diçka Biden-it, e cila duket se ndryshoi menjëherë mimikën e fytyrës së ish-Presidentit.
Videoja e shkëmbimit të shpejtë mes Barron dhe Biden, e postuar në TikTok, është bërë virale dhe ka tërhequr më shumë se 500,000 shikime. Në klip, Barron kap dorën e Biden dhe duket sikur i pëshpërit diçka në vesh. Mimikën e Biden-it, e cila ishte e lumtur përpara këtij momenti, e pasoi një shprehje më e trishtuar, duke i lënë të gjithë të kuriozuar për fjalët e adoleshentit.
Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë filluar të hamendësojnë se çfarë mund t’i ketë thënë Barron Biden-it për të shkaktuar këtë ndryshim të papritur në fytyrën e tij. Një koment në TikTok thotë: “Duket sikur i tha, ‘Ke mbaruar’ lol”, duke ngjallur më tej spekulime mbi bisedën e tyre të shkurtër.