Çfarë fshihet në fotografinë zyrtare të Melania Trump si “Zonjë e Parë” e SHBA-së?

Portreti zyrtar i Zonjës së Parë të SHBA-së, Melania Trump, është publikuar nga Shtëpia e Bardhë 

Fotografia e publikuar bardh e zi është realizuar në rezidencën presidenciale nga fotografi Regine Maho.

Melania ka veshur pantallona të zeza dhe një xhaketë me një këmishë të bardhë, ndërsa qëndron me duart e mbështetura në një tavolinë.

Monumenti i Uashingtonit mund të shihet në sfond. Seti fotografik u zhvillua më 21 janar, një ditë pas inaugurimit, në dhomën e saj të preferuar në Shtëpinë e Bardhë, Dhomën e Verdhë Ovale.

Siç thekson Daily Mail, portreti i saj i ri, ashtu si mandati i dytë, pasqyron përvojën që ka fituar në rolin e saj dhe vendosmërinë e saj për të kontrolluar imazhin.