Çështja e Kurum/ Balluku: Do të vazhdojnë monitorimet, pasi ka të bëjë drejtpërdrejt me  500 familje shqiptare

Kompania Kurum e argumenton largimin e rreth 500 punonjësve me faktin e rritjes së kostove dhe vështirësive ekonomike. Por shifrat e dorëzuara në institucionet shtetërore tregojnë të kundërtën e asaj .

Lidhur me këtë çështje, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh se do të vazhdojnë monitorimet, pasi është me rëndësi të madhe sociale dhe ka të bëjë drejtpërdrejt me  500 familje shqiptare.

“Unë këtë pyetje e konsideroi më të rëndësishme se pyetjet e tjera, sepse ka të bëjë me 500 familje shqiptare dhe është një ngjarje që ka ndodhur vetëm dy ditë më parë.Ju e dini që qeveria shqiptare ka pasur më herët çështje të tilla me ‘Kurum’ dhe vetëm para dy ditësh ne kemi pasur një çështje gjyqësore. Ne do të vazhdojmë ta monitorojmë situatën dhe ne e kemi në fokus dhe në ditën në vazhdim do ta kemi sepse na shqeteson. Patjetër që kontrata rishikohet por duhet të shohim dhe cilat janë vështirësitë, sepse janë çështje që duhen parë thellësisht. Qeveria Rama nuk ka përtuar kurrë t’i hyj detajeve”, u shpreh ndër të tjera Balluku.