Çështja ‘Beleri”, Rama i prerë: Qëndrimi është i njëjtë. Drejtësia e re duhet të veprojë

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për çështjen ‘Beleri’ dhe reagimet e qeverisë greke.

Rama u shpreh i prerë se qëndrimi i PS-së ka qenë është dhe do të mbetet i njëjti, teksa shtoi drejtësia e re duhet të bëjë detyrën.

Kujtojmë se kryetari i zgjedhur i bashkisë Himarë, Fredi Beleri, u arrestua 48 orë para zgjedhjeve lokale që u mbajtën më 14 maj, nën akuzën e blerës së votës. Në lidhje me arrestimin dhe mbajtjen e tij në paraburgim ka pasur reagime të shumta të qeverisë greke, e cila e ka cilësuar si të padrejtë dhe antidemokratike.