Çështja Beleri/ Dendias dhe Xhaçka takohen në Bruksel
Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias, u takua gjatë takimit të sotëm të Këshillit të Punëve të Jashtëm të BE-së, me homologen shqiptare Olta Xhaçka.
Lajmi u bë publik nga vet kryediplomati grek, i cili shpërndau dhe një foto nga takimi “kokë më kokë” që pati me ministren Xhaçka në Bruksel.
Në reagimin e tij në Twitter, Dendias, theksoi se temë e diskutimit ishte dhe arrestimi i kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri,
“Në margjinat e takimit të sotëm të Këshillit të Punëve të Jashtëm të BE-së, u takova me homologen e Shqipërisë Olta Xhaçka. Gjatë diskutimit u ngrit edhe çështja që ka të bëjë me kryetarin e zgjedhur të Bashkisë Himare, Fredi Beleri”, tha Dendias.