Çështja Becchetti/ Reagon Meta: Anormaliteti është kthyer në sjelljen e Ramës
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me çështjen Becchetti.
Meta iu referua deklaratës së kryeministrit Edi Rama për të dalë fare nga juridiksioni i Gjykatës.
Meta tha se anormaliteti anormaliteti është kthyer në sjelljen e tij
“Anormaliteti është kthyer në sjelljen e tij. Po të shihni listën botërore të azilantëve, se kush janë në 10-shen e parë. Është e para Shqipërisë, dhe 9 vende të tjera, asnjë shtet europian.
Janë vende ku ka konflikte civile. Në Shqipëri qeveris një njeri i papërgjegjshëm që mund të nxjerrë Shqipërinë nga çdo lloj orbite.”, tha ai.