“Çështja 5D” shtyhet sërish, shkak bëhet mungesa e Taulant Tushes në seancë

Është shtyrë për me 12 mars procesi gjyqësor në Gjykatën e Posaçme për çështjen 5 D.

Në seancën e sotme prezent ishin Redi Molla, Mariglen Qato, mungoi Taulant Tushe, i cili përfaqësohet nga avokati i tij. Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhametllari.

Të pandehurit iu përgjigjen kërkesës së bërë në seancën paraprake, për zhvillimin e procesit për gjykim të shkurtuar.

Prokuroria kërkoi shtyrjen e seancës për t’i dhënë mundësinë Taulant Tushes të paraqitet në seancë, pasi ligji kërkon që pas legjitimimit të trupës gjyqësore, të pandehurit duhet ta pranojnë në sallën e gjyqit kërkesat paraprake.

Në këtë mënyrë, Gjykata ndërpreu seancën, pasi avokati i Tushes nuk ka një prokurë të posaçme që i jep të gjitha tagrat e përfaqësimit.