Çështja “21 janari” ish zv. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj paraqitet në SPAK
- 24 October, 2024
Agron Kuliçaj, Ish-zëvendës Drejtori i Policisë së Shtetit është paraqitur në SPAK.
Kuliçaj është thirrur për “21 Janarin”, në cilësinë e personit që ka dijeni për 21 janarin.
Kuliçaj, në kohën kur ndodhi ngjarja, ka mbajtur postin e zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, ku ka pasur për detyrë, marrjen e masave për mbarëbajtjen e protestës.
Në SPAK shkoi edhe Hysni Burgaj, ish Drejtori i Përgjithsëm i Policisë, i cili gjithashtu u pyet për “21 Janarin.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ