Certifikata false të gjuhëve të huaja, procedime penale dhe të arrestuar në Tiranë
Falsifikimi i certifikave të gjuhëve të huaja ka dërguar në pranga 3 persona në Tiranë.
Operacioni i koduar “Finish” shpalli në kërkim një person tjetër, teksa po procedohet penalisht edhe një femër, bashkëpunëtorë për këtë veprimtari kriminale.
NJOFTIMI I POLICISE:
- P., 62 vjeç, O. J., 43 vjeç dhe E. Y., 42 vjeç.
Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të për shtetasen B. N., 24 vjeçe, si dhe u shpall në kërkim shtetasja E. A., 34 vjeçe.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, falsifikonin certifikata të mbrojtjes së gjuhëve të huaja dhe kundrejt pagesës që varionte nga 20 000 deri në 30 000 lekë të rinj, pajisnin shtetas të ndryshëm, me qëllim përdorimin e tyre në institucionet arsimore.
Gjatë kontrollit në ambientin e përshtatur për këtë veprimtari të kundërligjshme, që e kishte në përdorim shtetasi M. P., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 35 certifikata të falsifikuara, 1200 euro, një shumë lekësh, 4 celularë dhe një njësi kompjuterike ku përgatiteshin certifikatat false.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Fshehja e të ardhurave”.