Ceremonia për medalistët në Lojërat Olimpike/ Rama: Suksesi nuk është i rastësishëm/Fidel Ylli kërkon ligjin e sportit/ Veliaj: Medaljet e fituara në Paris, të parat reale

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në ceremoninë e pritjes për medalistët në Lojërat Olimpike, tha se suksesi nuk është i rastësishëm.

“Unë dua të përfitoj nga rasti që të them disa fjalë lidhur me rrugëtimin e bërë deri këtu, sepse këto medalje nuk janë të rëna nga qielli, por janë rezultat i një rruge të re transformimesh që kanë nisur në mbështetje të sportit dhe falë mundësisë është krijuar për qeverinë me zgjedhjen e Fidel Yllit në krye të KOKSH, që na ka dhënë një partner jashtëzakonisht pasionant, këmbëngulës dhe që e ka kthyer marrëdhënien mes qeverisë dhe KOKSH në një marrëdhënie strategjike për një qëllim të përbashkët”, tha ai.

Më tej Rama shtoi se Shqipëria nga një vend që dikur i largoheshin sportistët, sot është kthyer në një vend, që sportistë të tjerë zgjedhin të ushtrojnë pasionet e tyre për të synuar majat në disiplinat e tyre.

Sot ne nderojmë dy sportistë të jashtëzakonshëm, të cilët nuk kanë lindur në Shqipëri, nuk e kanë filluar karrierën e tyre ne Shqipëri, por që kanë zgjedhur Shqipërinë për të vazhduar që të ushtrojnë pasionet e tyre dhe për të synuar majat më të larta të botës në disiplinën e tyre. Kjo është e rëndësishme, sepse nga një vend që braktisej nga bijtë e vet, sepse nuk i garantonte as ushqimin dhe humbiste potencialet që ktheheshin ën medalje për vendet fqinje, është kthyer në një vend që të adaptojë edhe sportistët që vijnë nga vende të tjera”, shtoi Rama.

Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli, ka ripërsëritur edhe sot kërkesën për miratimin e një ligji për sportin. Ylli tha se tashmë kanë nisur përgatitjet për Olimpiadën e 2028, ndërsa medaljet olimpike të Parisit, Presidenti i KOKSH-it, i cilësoi se të arrira me mund e djersë.

“Unë nuk mund të pranojë që sot në 2024, të bëjmë gabimet e viteve më parë, që yjet e sportit të garojmë për vendet e tjera. Sot jemi më të sigurt pasi kemi ligjet më të mira, shpërblimet më të mira, infrastrukturë më të mirë, por a mjaftojnë këto? Jo. Duhet ligji i sportit, mjafton të shohim vendet fqinje që kanë ligje më të mira. Ligji i sportit, investimi nga ana e qeverisë do të kthehet më pas. Ndaj insistojë që këto buxhete duhen tani, jo më vonë pasi koha ikën. Ne nuk po qëndrojmë në pritje, por kemi nisur punën që tani, po përgatitemi që në 2028, në Los Anxhelos, në Lojërat Olimpike të ardhshme, Shqipëria të vishet me arë. Këto dy medalje olimpike janë arritur me mund dhe djersë, janë shumë të rëndësishme për sportin shqiptar, pasi këto medalje janë kthyer në frymëzim për të ardhmen”, tha Ylli.

Ndërkohë, Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se në 112 vite shtet medaljet e fituara në Olimpiadën e Parisit janë të parat reale.

“ E kam zemrën plot mirënjohje sot, për Fidelin, për Sahitin. Dua të falënderoj Sahitin për vizionin që kishte, më pas për Fidelin. E mbaj mend edhe sot betimin e tyre. Të falënderoj që je një gjuetar talentesh. Keni të gjithë mirënjohjen dhe respektin tonë. Në 112 vite shtet kjo është medalja e parë reale”, tha Veliaj.

Check Also

Tentoi të rrëmbente vajzën e vogël dhe doli jashtë marketit/ Policia identifikon gruan: Vuan nga probleme të shëndetit mendor

Policia e Tiranës ka reaguar, në lidhje me një ngjarje të ndodhur disa ditë më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *