Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore e Kadastrës, kallëzon penalisht me akuzën “Për shpërdorim detyre” në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion dhe Krimit dhe të Organizuar (SPAK), tetë zyrtarë dhe ish zyrtarë të lartë të Drejtorisë Vendore të ASHK Vlorë.
Pas verifikimeve të kryera, janë evidentuar shkelje të rënda në dhënien e lejes së legalizimit dhe titullit të pronësisë në cënim të truallit të Komunitetit Mysliman.
Të kallëzuarit janë:
-Erdet Mandi, aktualisht Drejtor i ASHK-Vlorë
-Bilbil Aliaj, ish- Drejtor i ASHK Vlorë
-Renato Beshaj, ish-përgjegjës i sektorit të legalizimeve ASHK Vlorë
-Denis Metaj, ish- përgjegjës i sektorit hartografisë
-Dorjana Ferati, ish-përgjegjës i sektorit të çështjeve të pronësisë, aktualisht përgjegjëse e arshivë- protokollit ASHK Vlorë
-Anisa Golemi, specialiste ASHK Vlorë
-Bojkena Bani, ish-specialiste ASHK Vlorë
-Teuta Meço, specialiste ASHK Vlorë.