INSTAT ka publikuar sot të dhënat paraprake të Censit 2023.
Nga të dhënat e popullsisë, në Shqipëri rezultojnë 2.402.113 banorë.
Një familje mesatare raportohet të ketë 3.2 anëtarë, sipas INSTAT, ndërsa banesat e numëruara janë 1.08 milionë.
Teksa pritet të dalin të dhënat e tjera të Censit, shqetësues është fakti që Shqipëria ka hyrë në një fazë rënie pa kthim të popullsisë.
Censi i fundit i realizuar në Shqipëri ka qenë më 1 tetor 2011, ku popullsia e Shqipërisë ishte 2 821 977 banorë.
Pra, përgjatë 12 viteve ka pasur një tkurrje, prej 14.52% ose 419 mijë e 831 banorë më pak.
Dy shkaqet kryesore të kësaj tkurrjeje të popullsisë është niveli i lartë i emigracionit që zë peshën kryesore si dhe reduktimi i numrit të lindjeve.
Censi i Popullisë dhe Banesave 2023 është Censi i 12-të, që kur Shqipëria u shpall shtet i pavarur në vitin 1912, kur Censi i parë u krye në vitin 1923.