Ceno Klosi në hetim nga SPAK për 4 vepra penale! Nga korrupsioni, te fshehja e pasurive në Londër dhe mashtrimi, aferat për të cilat akuzohet ish-kreu i Tatimeve

Ceno Klosi, ish-drejtori i Tatimeve u paraqit sot në SPAK. Prokuroria e Posaçme ka nisur ndaj tij hetime për 4 veprat penale. Ndaj Ceno Klosit, SPAK ka nisur hetime të thelluara për shkak të aferave të zbuluara nga emisioni Vetting në News24 dhe dy denoncimeve të bëra nga Partia Demokratike.

Ceno Klosi është një prej zyrtarëve besnik të ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, dhe ai ka shërbyer në disa funksione, duke lënë pas dëme të konsiderueshme financiare.