Celibashi urdhëron Bashën të heqë simbolet e PD, ultimatum: Nëse nuk largohen, ndërhyn policia

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, ka urdhëruar Lulzim Bashën të heqë simbolet e Partisë Demokratike nga ambientet private që ai përdor. Vendimi u mor gjatë seancës së sotme, ku u shqyrtua ankimimi i PD-së me kryetar Sali Berishën.

Celibashi theksoi se për zbatimin e këtij vendimi do të ngarkohet policia bashkiake dhe ajo e shtetit, ndërsa do të caktohet një afat për ekzekutimin e tij.

“Jam dakord me kërkesën e bërë nga subjekti zgjedhor PD për heqjen e këtyre simboleve nga ambientet private. Për zbatimin e vendimit do të ngarkohet policia bashkiake dhe ajo e shtetit. Do të caktojmë edhe një afat për ekzekutimin e tij,” deklaroi Celibashi.

Vendimi vjen në mes të një beteje ligjore mes dy grupimeve të Partisë Demokratike për përdorimin e emrit dhe simboleve të saj.