Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se sot do të zhvillojë mbledhjen për shqyrtimin e dokumentacioneve të dorëzuara nga partitë politike për zgjedhjet e 14 majit.
Janë rreth 50 parti politike, ndërkohë sot do të shqyrtohet dokumentacioni për rreth 45 parti, që nuk kanë ndonjë peshë në elektorat, ndërsa këtu sot nuk përfshihen partitë kryesore.
Partitë me peshë në elektorat janë nesër në rend dite. ndërkohë dita e nesërme është dita më e nxehtë, pasi KQZ-ja pritet të shqyrtojë dokumentacionet e Partisë Demokratike.
Vetë kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi është shprehur se vendimi do të bazohet mbi dokumentet, që grupimet kanë dorëzuar dhe mbi bazën e kësaj do bëhet regjistrimi i PD-së zyrtare në zgjedhjet vendore.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ