Celibashi për procesin zgjedhor: Votimi nuk shtyhet nuk ka asnjë shkak ligjor
Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve në një deklaratë vetëm dy orë para mbylljes të qendrave të votimit ka dhënë një deklaratë në lidhje me situatën e votimeve deri më tani.
Ilirijan Celibashi: Kemi indetifikuar 29 denoncime, 4 nga nga subjektet zgjedhore, 3 nga PS për kandidatin në Elbasan. Një denoncim e kemi nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit mbi parregullsitë e shpërndarjes së materialeve.
Gjithashtu Celibashi është ndalur tek denoncimet që KQZ ka marrë, për të cilët tha se më të shumtat lidhen me parregullsi nga ana e komisionerëve, si edhe denoncime për votime familjare apo edhe intimidime.
Ilirijan Celibashi: Janë edhe 24 denoncime nga qytetarë të ndryshëm, përgjithësisht bashki si Tirana, Elbasani, Kamza , Konispoli, Lezha, Peshkopia dhe Tropoja. Denoncimet lidhen kryesisht me parregullsi në ushtrimin e detyrës nga Komisionerë, ka ankesa. Në Dropull denoncimi lidhet me prishjen e pajisjes. Ka denoncime edhe me postime me përmbajtje elektorale në rrjete sociale. Dhe së fundmi denoncimet lidhen edhe me votime familjare, në disa bashki. 998 mijë 633 votues apo persona që janë identifikuar nëpërmjet pajisjes elektronike.
Po ashtu Celibashi u shpreh se janë 4497 qendra votimi që në kohë reale përcjellin informacion në KQZ, ndërsa shtoi se ka pasur 927 tentativa për votim të dyfishtë.”Në referim të përmbajtjes së këtyre denoncimeve, lidhen kryesisht me parregullsitë e ushtruara nga ana e komisionerëve, korrupsion aktiv sapo pasiv në procesin e votimit. Ka denoncime mbi intimidimin e votuesve, në Peshkopi dhe Tiranë. Këto janë pak a shumë natyra e denoncimeve”, u shpreh Celibashi.
Më tej Celibashi i është përgjigjur deklaratës të PS, lidhur me mosfunksionimin e pajisjes elektronike, pasi iu kërkua që institucioni të kërkojë ndjesë publike qytetarëve, duke thënë se njohin përgjegjësinë.
Ilirjan Celibashi : Nëse dikush do ta tërheq KQZ në një debat jo produktiv, ne nuk kemi pse ta bëjmë, nëse ajo çfarë klasifikohet si parregullsi apo problematik në lidhje me funksionimin e pajisjeve të identifikimit, ka cenuar votën e një votuesi, ne ju themi që njohim përgjegjësinë dhe nëse kjo ka ndikuar tek ata edhe ndjesën e kemi kërkuar, nuk e di nëse dikush tjetër kërkon më shumë se kaq. Çfarë do duhet të ishte bërë ndryshe?
I pyetur nëse do të shtyhet orari i votimit, Celibashi tha se nuk ka asnjë arsye përse kjo të ndodhë.
Ilirjan Celibashi: Nuk kemi asnjë shkak ligjor deri tani për të shtyrë orarin e votimit. Rikonfirmoj edhe njëherë se nëse në orën 19:00 do të jenë votues që presin për të votuar në qendrën përkatëse, komisioni do të shënojë emrat e atyre votuesve dhe do t’i lejojë ata që të votojnë dhe asnjë tjetër pasi të ketë përfunduar votimi. Falë transmetimit të të dhënave kemi pasur edhe për qendrat e votimit se sa është numri i zgjedhësve të identifikuar që nuk kanë nënshkruar biometrikisht. Ne kemi kontaktuar me operatorët dhe i kemi kërkuar e rikujtuar se çfarë ka ndodhur dhe në shumicën e rasteve kanë informuar që bëhej fjalë për kategori të moshave të treta dhe na kanë siguruar që është respektuar protokolli. Gjithashtu edhe nënshkrimi i operatorit dhe sekretarit. Këtë kemi për ato qendra votimi që i kemi konsideruar në alert”, tha përfaqësuesja e KQZ.