Celibashi pas takimit me ambasadorin Gonzato: Kemi pasur komunikime periodike me SPAK këtë javë, kemi…
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka folur për mediat pas një takimi që zhvilloi në ambientet e KQZ-së me ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato.
Celibashi tha se fokusi i bisedës ishte përgatitja e zgjedhjeve, ndërsa theksoi mbështetjen e vazhdueshme që KQZ-ja ka marrë dhe po merr nga Bashkimi Europian, mbështetje që sipas tij pritet të vijojë edhe pas përfundimit të procesit zgjedhor.
“Takimi ishte për të dhënë informacione në lidhje me përgatitjen e zgjedhjeve. Shkëmbyem mendime për përgatitjet. Jemi në proces bashkëpunimi e mbështetjeje të vazhdueshme nga BE. Me siguri do të vijojë edhe pas zgjedhjeve. Shqipëria është në një moment të rëndësishëm të integrimit, ndaj institucionet dhe partitë duhet të reflektojnë mbi përgjegjësitë tona për të pasur zgjedhje me integritet”, u shpreh ai.
Ndërkohë, Celibashi konfirmoi se gjatë kësaj jave KQZ ka pasur komunikime të rregullta dhe konkrete me SPAK-un në lidhje me problematika të ndryshme dhe denoncime.
“Sot dhe gjatë kësaj jave kemi pasur në mënyrë periodike komunikime konkrete me SPAK për problematika të ndryshme dhe denoncime, si dhe informacione të ardhura në KQZ. Brenda 24 orësh ia kemi dalë të vëmë në dispozicion gjithçka që na është kërkuar”, deklaroi kreu i KQZ-së.