Celibashi apel kandidatëve për deputetë: Të qëndrojnë larg QV! Kreu i KQZ: Identifikimi elektronik ka shkuar më mirë se në vitin 2021

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, bëri një apel të rëndësishëm për kandidatët për deputetë, duke kërkuar që ata të respektojnë ligjin dhe të qëndrojnë larg qendrave të votimit (QV) gjatë procesit zgjedhor.

Gjatë një prononcimi për mediat, Celibashi theksoi se prezenca e kandidatëve në QV është e ndaluar nga ligji, me qëllim garantimin e një procesi zgjedhor të paster dhe të drejtë. Ai gjithashtu vuri në dukje se procesi i identifikimit elektronik ka shkuar shumë mirë këtë vit, duke përmirësuar më tej efikasitetin e zgjedhjeve krahasuar me vitin 2021.

Këshill për kandidatët për deputetët, të qendrojnë sa më larg qendrave të votimit, nuk kanë asnjë mundësi praktike, ligjore për të kontribuuar në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Në përgjithësi procesi votimit ka shkuar shumë mirë”, tha Celibashi.

Sakaq Celibashi theksoi se procesi i votimit po shkon mirë në përgjithësi dhe se nuk ka patur probleme serioze me pajisjet e identifikimit elektronik.

Ai tha se identifikimi elektronik po shkon më mirë se viti 2021.

CelibashiPërfaqësuesit politik t’i adresojnë shqetësimet në KQZ, të ruajnë qetësinë. Këshill për kandidatët për deputetët, të qendrojnë sa më larg qendrave të votimit, nuk kanë asnjë mundësi praktike, ligjore për të kontribuuar në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Në përgjithësi procesi votimit ka shkuar shumë mirë.

Nuk ka asnjë problem me përdorimin e pajisjes elektronike të identifikimit. Problemet lidhen me pamundësinë e disa operatorëve për ta vendosur pajisjen në punë. 2 apo 3 pajisje nuk funksiononin, dhe ne e i kemi zëvendësuar.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)