“Ç’do Enver Hoxha në tavolinën tonë?”- Lulzime Duka: Si e nxorra babin nga burgu
Volejbollistja Lulzime Duka në “Profil” në Euronews Albania rrëfeu një moment delikat të jetës së saj që e ndoqi thuajse në të gjithë vazhdimësinë e jetës së saj.
Kjo ishtë një goditje e madhe për Lulzime Dukën por edhe motrën e saj, te dyja sportiste, që kjo situatë jo vetëm që i plagosi shpirtërisht port ë dyja u hoqën nga puna dhe sporti.
Për familjen Duka gjithcka ndryshoi kur trajneri i Dinamos Kreshnik Tartari duke besuar te talenti i Lulzime Dukës kërkoi që ajo të luante për Dinamon. Për familjen e saj ky ishte një lajm i pabesueshëm, madje volejbollistja tregon që mamaja e saj i tha: “Na lër rehat në mërzinë tonë.”
Lulzimja nisi në ekipin e Dinamos dhe babai i saj doli nga burgu sepse në atë kohë ky ekip ishte i ministrisë së brendshme, ministri e cila kishte futur babain e saj në burg./Euronews