CAS shuan shpresat e përfaqësueses së Kosovës për tu ngjitur direkt në Divizionin B të Ligës së Kombeve. Dardanët dështuan për të fituar apelin në dyert e gjykatës sportive, duke humbur sfidën ndaj Rumanisë në tavolinë me shifrat 3-0.
Sipas vendimit të CAS, Kosova ishte fajtore për tërheqje nga ndeshja në minutat shtesë dhe për mosbindje të urdhrit të gjyqtarit për t’u rikthyer në fushën e blertë.
Gjithashtu, dy Kombëtaret u gjobitën për koret raciste të së premtes në stadiumin “National Arena” në Bukuresht. Federata Rumune e Futbollit u gjobit me 50 mijë euro dhe me një ndeshje pa tifozë për shkak të thirrjeve raciste anti-shqiptare. Ndërkaq, për Federatën e Kosovës një gjobë prej 6 mijë eurosh.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ