Carlo Ancelotti zgjedh të ardhmen, eksperiencë e re në karrierën e italianit

Karlo Ançeloti do të marrë drejtimin e kombëtares braziliane të futbollit, duke nisur nga Kupa e Amerikës 2024.

Eventi do të zhvillohet në muajt qershor dhe korrik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Italiani do të marrë drejtimin e verdhejeshilëve , menjëherë pasi i skadon kontrata me Real Madrid.

Lajmi u konfirmuar nga kryetari i Federatës së Futbollit të Brazilit Ednaldo Rodrigues. Ancelotti do të bëhet i huaji i katërt që drejton Brazilin në histori dhe i pari në pothuajse 60 vjet.

Derisa 64 vjeçari të marrë drejtimin e “Seleçaos”, përfaqësuesja do të drejtohet nga tekniku i Fluminese, Fernando Diniz. Federata braziliane prej muajsh po përpiqej që ta bindte Ancelotin që të merrte drejtimin e ekipit.

Pesë herë kampionët e botës, u drejtuan nga Tite nga viti 2016 deri në dhjetor të vitit të kaluar në Botërorin e Katarit, ku Kroacia i mposhti në çerekfinale dhe I eliminoi.

64-vjeçari e ka fituar nga dy herë Ligën e Kampioneve si me Milanin, ashtu edhe me Real Madridin. Ai gjithashtu fitoi Premeir Lgië me Chelsea, në Gjermani me Bayern Munich dhe në Francë me Paris Saint-Germain, si dhe me Real dhe Milan duek vendsour rekord.