Çarja e digës së hidrocentralit, kryebashkiaku Tavo: Bashkia Himarë pranë banorëve, do dëmshpërblehen!

Kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo ka konfirmuar se një komision i ngritur prej këtij institucioni po punon në terren për konstatimin dhe evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga çarja e digës së Hidrocentralit Susaj.

Në statusin e tij, shkruhet se Bashkia Himarë është e përkushtuar dhe do u gjendet pranë banorëve për të kthyer në gjendjen e mëparshme zonën e dëmtuar por dhe do të ofrojë ndihmesë brenda të gjitha mundësive që lejon ligji për dëmshpërblimet.

STATUSI I PLOTË:

Pas urdhrit për “NGRITJEN E KOMISIONIT PËR KOSTATIMIN DHE EVIDENTIMIN E DËMEVE TË SHKAKTUARA NGA DËMTIMI I DIGËS SË HIDROCENTRALIT SASAJ” mbështetur në pikën 2 të nenit 113 të Kushtetutës së Shqipërisë, në pikën 3 të nenit 22, të ligjit Nr.44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative”, ligjit Nr. 139/2015 datë 17.02.2015 “Për vetëqeverisjen Vendore” dhe të ligjit Nr.45/2019 “Për mbrojtjen civile”: komisioni nisi menjëherë punën për kostatimin në terren dhe evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga dëmtimi i digës së “Hidrocentralit Sasaj” e tashmë ka kryer hartimin e një raporti të detajuar mbi rezultatet e kqyrjes së dëmeve të shkaktuara.

Siç edhe e kam theksuar që në momentet e para pas ngjarjes, Bashkia Himarë është e përkushtuar dhe do u gjendet pranë banorëve për të kthyer në gjendjen e mëparshme zonën e dëmtuar por dhe do të ofrojë ndihmesë brenda të gjitha mundësive që lejon ligji për dëmshpërblimet.