Caktohet trupi gjykues dhe data për zhvillimin e seancës në Apel për Lodovik Hasanin
Në një njoftim për mediat lajmërohet se seanca për Lodovik Hasanin do të zhvillohet ditën e enjte në Gjykatën Administrative të Apelit në orën 14:30. Si relatore u caktua Manjola Xhaxho dhe anëtare Edlira Petri, Marsela Dervishi, Esmeralda Xhili, Alma Kolgjoka. Kërkesa e Hasanit është shfuqizimi i vendimit nga KAS të vendimit për vendosjen e sanksionit administrativ masën pesëqind mijë lekë të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve.
NJOFTIM PËR MEDIA
Pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, për llogari të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, është paraqitur për shqyrtim çështja Nr. 6 akti, Datë 27.03.2023 Regjistrimi, me:
KËRKUES: Lodovik HASANI
OBJEKTI: Shfuqizimin e pikës 3 të Vendimit nr.7, datë 25.01.2023 të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve “Vendim për shqyrtimin e kërkesës nr.04, datë 14.12.2022 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve”, për atë që ka të bëjë me vendosjen e sanksionit administrativ, kundër Z. Lodovik Hasani, në masën 500.000 (pesëqind mijë) lekë.
Më datë 28.03.2023 u hodh shorti publik për përcaktimin e përbërjes së Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor dhe, sipas tij, trupi gjykues përbëhet nga gjyqtarët:
- Manjola Xhaxho (Relatore);
- Edlira Petri(Anëtare);
- Marsela Dervishi (Anëtare);
- Esmeralda Xhili(Anëtare);
- Alma Kolgjoka(Anëtare).
Me Vendim datë 28.03.2023 “Për caktimin e seancës gjyqësore dhe lënien afat për plotësimin e të metave të kërkesëpadisë” të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor është caktuar data 30.03.2023 (ditë e enjte), ora 14:30, për zhvillimin e seancës gjyqësore në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, në adresën Rr “Ismail Qemali”, Tiranë, salla nr. 2.
Tiranë, më 28.03.2023
Gjykata Administrative e Apelit Tiranë.