Caktohet 27 qershori data e betimit të Fredi Belerit si kryebashkiak i Himarës
Është caktuar të mbahet më 27 qershor ceremonia e betimit të kryetarit të bashkisë së Himarës Fredi Beleri.
E ndërsa Fredi Beleri vijon të qëndrojë në masën e paraburgimit ‘arrest me burg’ pyetja që lind tani është nëse Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) do ta lejojë Fredi Belerin të marrë pjesë në procesin e betimit, me atë të të cilit ai merr zyrtarisht detyrën.
Avokatët e Belerit kanë bërë tashmë një kërkesë për një leje për qëllime të veçanta, në mënyrë që kryebashkiaku i Himarës të marrë pjesë në ceremoni, i shoqëruar nga forcat e policisë dhe më pas të kthehet në burg.Ligji shqiptar parashikon leje afatshkurtëra për qëllime të veçanta për të burgosurit dhe avokatët vlerësojnë se nuk ka absolutisht asnjë pengesë, por gjithçka do të varet nga hetuesit në Tiranë, shkruan sot Prothotema.
Të martën e kaluar gjykata refuzoi kërkesën për lirimin me kusht të Belerit, I cili u arrestua më 12 maj, pikërisht dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit për akuzën e shitblerjes së votave.