“Ç’a ke që shef”-Detaje të reja nga vrasja e 18- vjeçarit në Shkozë. Si nisi sherri mes të rinjve


18-vjeçari Aurelio Dervishi ka gjetur vdekjen pas një sherri me thika midis dy grupe djemsh.

Detaje të reja janë zbardhur nga ky sherr i përgjakshëm i mbrëmjes së kaluar ku gjithçka ka nisur pas një debati të çastit për motivin “Ç’a ke që shef?!”.

 

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:50, te rrethi i Shkozës dhe dyshohet se janë përfshirë 5 persona.

Autori dhe grupi i të rinjve që janë konfliktuar janë larguar nga vendngjarja fill pas krimit, ndërsa ende nuk janë kapur nga policia. Nga të dhënat paraprake mësohet se agresorët i kanë bërë shenjë makinës ku lëvizte viktima, Aurelio Dervishi, si pasagjer që të ndalonte, por shoferi nuk është bindur.

Sipas të dhënave paraprake ka pasur një konflikt fizik mes tyre ku një prej të rinjve ka qëlluar me thikë në gjoks 18-vjeçarin. Më pas të rinjtë dyshohet se janë larguar në drejtim të Unazës Lindore me një mjet tip ‘Tiguan’.

Check Also

Kina nuk do të dërgojë më fëmijë për birësim jashtë shtetit

Kina nuk do t’i dërgojë më fëmijët jashtë shtetit për birësim, duke përmbysur një rregull …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *