Buxheti 2024, Veliaj: Nisim punën për 3 linjat e shpejta të autobusëve


Në Tiranë do të nisë zbatimi i projektit të linjës së shpejtë të autobusëve, “Bus Rapid Transit”. Lajmin e dha kryebashkiaku Veliaj, gjatë prezantimit të Buxhetit 2024.

Buxheti i Bashkisë së Tiranës për vitin 2024 është fokusuar në tre shtylla kryesore: Inovacioni, zhvillimi i qytetit dhe ekonomia.
Në prezantimin e projektbuxhetit në takimin me qytetarë dhe grupe interesi, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se viti 2023 ishte një vit fantastik për Tiranën si Qyteti Europian i Sportit, me mbi 1600 aktivitete sportive, por edhe për shkak të numrit të lartë të turistëve që e vizituan atë. Ai shtoi se buxheti i vitit 2024 është rritur me 7% dhe se investimet do të shkojnë lagje më lagje.