“Business Traveller”: Aventurat e bukura bëhen vetëm në Shqipëri

Revista prestigjioze nderkombetare “Business Traveller” I ka kushtuar një artikull promovues vendit tonë duke I bërë thirrje lexuesve ne disa kontinente te vizitojnë vendin tone.

Arsyet qe rendit kjo media për ta përfshirë në listën e udhëtime Shqiperine janë të shumta.  Vendi laget nga bregdeti mahnitës i Adriatikut dhe Jonit, e  njohur si Riviera Shqiptare.

Shqipëria ofron gjithashtu peizazhe malore, shtigje ecjeje, vende magjepsëse të trashëgimisë së UNESCO-s, një kuzhinë të shijshme dhe mbi të gjitha është një destinacion që ka kosto të ulta.

Në këtë shkrim vecohen disa nga pikat më të njohura turistike. Berati dhe Gjirokastra janë dy qytete historike pjesë e listës së vendeve të Uneksos. Berati karakterizohet nga shtëpitë e gjera, me çati të sheshta, me shumë dritare të epokës osmane, të vendosura përgjatë kodrave nëpër të cilat rrjedh lumi Osum.

Një qytet i rëndësishëm dhe shumë I gjallë është qyteti i  Vlorës  vija bregdetare e së cilës është e mbushur me bare dhe restorante .Pas Vlorës është qyteti i Sarandës që  është një tjetër qytet i njohur më një vijë bregdetare mrekullueshme natyrore. Afër Sarandës ndodhet Ksamili që ofron plazhe magjepsëse të krahasuara me Maldivet.

Për destinacionet unike  por edhe investimet e fundit  ne kete sektor, turizmi ne Shqiperi, shkruan revista e njohur, eshtë rritur në mënyrë te shpejte dhe mbreselenese.

 

Check Also

SPAK ka frikë për sulme/ Hapet super tenderi, 708 mijë € për skanimin e mjeteve dhe zarfave

Një shumë prej 708 mijë euro është vendosur të shpenzohet nga SPAK, me qëllim blerjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *