Burri që donte ‘të linte duhanin’ mbyll kokën në kafaz dhe i jep çelësin vetëm gruas

Ibrahim Yucel kishte pirë duhan prej dy dekadash dhe papritur vendosi të ndalonte zakonin.

Por megjithë vendosmërinë e tij për të mos tymosur më, mënyra që ai zgjodhi për ta bërë këtë ishte disi eksterme.

Ibrahim Yucel u fiksua aq shumë me objektivin e tij sa vendosi të mbyllte kokën me çelës në një kafaz metali, dhe çelësin t’ia jepte vetëm bashkëshortes së tij.

Ngjarja e çuditshme ka ndodhur në 2013, në Kütahya në Turqinë qendrore.

Sipas rrjetit Ary News, ai zgjodhi metodën ekstreme pasi ishte i tmerruar se do të vdiste nga kanceri nëse do të vazhdonte të tymoste.

Pasi kishte parë modelin e kokoreve të motoçiklistëve, ai vendosi se një formë e ngjashme do të funksiononte dhe për problemin e tij.

Duke punuar me durim rreth 40 metra tel bakri, ai e ktheu atë në një kafaz të bukur sferik dhe i vendosi edhe një dryn.

Kur përfundoi krijimin e tij, ai futi kokën brenda, e kuçi dhe çelësin ia dha bashkëshortes, që ta linte të lirë vetëm në kohën e ngrënies.

Nga hapësirat mes telave të bakrit ai mund të pinte ujë me anë të një shkopi, por jo të mbante cigare për të tymosur.

Ngjarja u bë e famshme asokohe por askush nuk e di se sa mund të funksiononte, pasi nuk ka pasur mbulim mediatik të zhvillimeve që prej mbajtjes së kokores së bakrit në kokë.

Por në rrjetet sociale publikuesit e lajmit kishin ide të ndryshme zbavitëse mbi efikasitetin e metodës apo të tjera stile që mund të përdoren.

Një person shkruante: “Është njëlloj sikur t’u thuash fëmijëve të mos vendosin qese plastike në kokë, propagande e kompanive te duhanit.”

Një tjetër tha me shaka: “Unë do të dështoja sapo të fillonte të më kruhej hunda…”

Dikush tjetër i sugjeronte burrit të vazhdonte të tymoste me helmetën në kokë: “Nëse mund të fusë shkopin për të pirë, le të mbajë dhe një cigare të hollë e të tymosë me kokore”.

Një përdorues shkruante i indinjuar: “Me siguri që duhet të ketë një mënyrë më të mirë për ta bërë këtë.”

Një tjetër përdorues i shqetësuar tha: “Ai le të rrijë në vende ku tymoset duhan dhe t’i kërkojë njerëzve t’i fryjnë tymin në fytyrë”.//LadBible//