Burri ekzekuton bashkëshorten, policia dyshon se janë shqiptarë

Një grua ka vdekur dhe një burrë është plagosur pas të shtënave në një shtëpi në Worcester, Massachusetts.

Ngjarja ndodhi në një shtëpi në Gingerbread Trail rreth orës 2 të mëngjesit, tha Policia, e cila gjeti gruan e pajetë në katin e dytë, ndërsa burri u dërgua në spital me lëndime të rënda.

Policia nuk ka zhuluar identitetet e viktimës dhe të plagosurit, por dyshohet se ata janë një çift me origjinë shqiptare.