Burgosja e Ervin Salianji/ PD nis bojkotin e pjesshëm të komisioneve

Partia Demokratike nis bojkotin e pjesshëm të komisioneve parlamentare. Në komisionin e Integrimit nga deputetët demokratë e pranishme është vetëm Jorida Tabaku dhe Edi Paloka.  Partia Demokratike nis sot aksionin e asaj që e quan ‘mosbindje civile’ pas burgosjes me 1 vit burg të Ervin Salianjit me vendim të formës së prerë  për akuzën ‘kallëzim të rremë’ lidhur me dosjen ‘Babale’

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Niko Peleshi u kërkoi të mos pengojnë punimet e komisionit të Integrimit: “Të paktën në këtë komision të mos kemi marrje peng të mikrofonit”  Në orën 15:00 mblidhet grupi parlamentar i PD-së, do të vendosin për aksionin opozitar në seancën e kuvendit

Kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane Jorida Tabaku dhe deputeti Edi Paloka kanë lajmëruar një deklaratë për median ku pritet të njoftojnë se do të bojktohen komisionet. Gjithashtu aksioni I opozitës do të vijojë dhe  në seancën e pasdites së sotme ku pritet të mos ketë një seancë normale parlamentare. Tema kryesore e seancës pritet të jetë ajo për çështjen e zgjedhjeve dhe votuesve, ku pritet të trajtohet edhe vota e diasporës ndër të tjera, si risi e zgjedhjeve të ardhshme.

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka firmosur urdhrin për mbajtjen e saj që prej datës 26 Shtator dhe është e parashikuar në kalendarin e punimeve të miratuar më herët, periudha 23 Shtator-11 Tetor. Opozita nga ana e saj ka paralajmëruar që pas dënimit dhe burgosjes së deputetit Ervin Salianji më 27 Shtator, me 1 vit izolim për “kallëzim të rremë” në dosjen “Babale”, se s’do të ketë më jetë parlamentare normale dhe se do mbajë protesta.