Burg përjetë për “killerin” me pagesë, anëtarin e “Camorra”-s në Shqipëri Salvatore Letizia


GJYKATA E LARTE BURG PERJETE “KILLERIT” ITALIAN

Gjykata e larte le ne fuqi denimin me burg perjete per “killerin” me pagese italian, Salvatore Letizia. Ne dhome keshillimi eshte lene ne fuqi vendimi i ish-gjykates se apelit per krime te renda ne vitin 2019 per ngjarjen e njohur si “masakra” ne bulevardin “zogu i I”. Ngjarja ndodhi në 27 maj 2015, ditën kur presidenti serb, Aleksandar Vuçiç vizitoi Tiranën. Në një atentat pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, u vranë Besnik Sulku, Mentor Lufi (Doçi) dhe Gert Goxhaj. Si autorë u arrestuan italiani Salvatore Letizzia dhe dy vëllezërit Markeljan dhe Klevis Doçi. Edhe per keta te fundit gjykata e larte ka lene ne fuqi denimin me 27 dhe 20 vite burg. Salvatore Letizzia, nga Napoli, i cilësuar vrasës me pagesë njihet edhe si pjesë e organizatës mafioze italiane, “Camorra”.
Letizia ishte punësuar nga Besnik Sulku për të ekzekutuar Mentor Doçin, të cilin e akuzonte si përgjegjës për vrasjen e të vëllait, Durim Sulku, në Holandë. Mentor Doçi shoqërohej nga dy nipërit e tij, vëllezërit Markeljan dhe Klevis Doçi. Pikërisht këta dy të fundit ekzekutuan Besnik Sulkun, organizatorin e atentatit, i cili shoqërohej nga killeri i “Camorras” në këtë ngjarje. Viktimë e atentatit mbeti edhe miku i Mentor Lufit, Gert Goxhaj.