Një 30-vjeçar në Bulqizë është vënë në pranga pasi theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë kryen kontrolle në banesën e shtetasit J. B., i cili ishte i dënuar me “Arrest në shtëpi” nga Gjykata për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Gjatë kontrolleve, u konstatua se ai nuk ndodhej në banesë, çka çoi në kërkimin dhe kapjen e tij në territor.
Gjykata e Dibrës vendosi ndryshimin e masës së sigurisë nga “Arrest në shtëpi” në “Arrest në burg”, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ