Bullgaria po zhvillon zgjedhjet për qeverinë e re dhe votime po kryhen edhe në Shqipëri.
Janë hapur 4 qendra votimi, ku përveç asaj në ambasadën bullgare në Tiranë, janë edhe qendra në Kukës, Elbasan e Korçë.
Minoritarët bullgarë janë deklaruar në shifrat e 7 mijë qytetarëve.
Shteti shqiptar i njeh bullgarët si pakicë në bazë të një ligji që ishte miratuar në vitin 2017.
Bullgarët shkojnë në kutitë e votimit ne zgjedhjet e shtata te parakohshme brenda katër viteve dhe vetëm katër muaj pasi votuesit shkuan ne qendrat e votimit ne qershor, pas rënies se një koalicioni qeveritar te qendrës se djathtë.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ