Bujar Spahiu zgjidhet sërish në krye të Komunitetit Mysliman Shqiptar

Bujar Spahiu është rizgjedhur në  krye të Komunitetit Mysliman Shqiptar.

Ai kandidoi sërish pas përfundimit të mandatit 5-vjeçar, përballë Eduard Shefki, Administrator i myftinisë së Durrësit si dhe Emirjon Vathaj, Myfti i Beratit.

“Ky institucion përfaqëson të gjithë myslimanët në republikën e Shqipërisë. Allahu i ndihmon dhe ata që nëse u japin pushtet në tokë, kryejnë faljen dhe pengojnë atë që është e mbrapshtë. Do të ndjek me besnikëri, siç kam bërë deri më sot. Zoti urdhëron që të jemi të drejtë dhe të sillemi mirë me të gjithë, pavarësisht racës dhe ngjyrës. Allahu është vlerësuesi më i drejtë. Unë kam qenë i hapur ndaj çdo kritike dhe ju garantoj që do të jem në mes jush deri në atë masë sa gjithçka të zgjidhet. Institucioni që unë drejtoj do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore ndaj kujtdo që nxit urrejtje mes motrave dhe vëllezërve myslimanë”, tha Spahiu pas rizgjedhjes.