Bujar Kapexhiu nga karikatura e Enver Hoxhës te e Edi Ramës…
PROFIL- Bujar Kapexhiu nga karikatura e Enver Hoxhës te e Edi Ramës…
Në celuloidin e filmit të jetës, Bujar Kapexhiu mban të fiksuara momente të shumta të njeriut që ngriti veprën e tij mes dy sistemeve në film, regji, karikaturë, dhe shumë gjini të tjera të artit që kanë shoqëruar jetën e shqiptarëve.
Gazetarja Greta Topjana ka sjellë nje profil të artistit shumë dimensional përmes rrëfimeve, fotografive, karikaturave dhe librave të tij që gjenden kudo në studion e tij.
Është një rrëfim që nis nga fillimet e karrierës së tij ku tregon si braktisi inxhinierinë për teatrin, rolet nëpër filma, martesa dhe fëmijët por edhe marrëdhenia me politikën dhe politikanët.
Ai ka folur për krijimtarinë e tij në periudhën e komunizmit ku ka treguar se për shkak të bindjeve moderniste ai është denuar të bëjë tre vite punë larg artit në llaç dhe beton si ndëshkim.
Gjatë intervistës i pyetur për karikaturat e tij, ai thotë që as nëpër mend nuk e conte t’i bënte Enver Hoxhës një karikature…kurse Rama për të është personazh që e ka frymëzuar me bëmat dhe me ato që nuk ka bërë…
Në këtë intervistë do të njiheni me të pathënat e Ilo Pincit, Bepinit, artistit Bujar Kapexhiu, jo për 1 duel të heshtur por për zhurmën e karrierës së tij.