“Bufi jep shpirt, por…”/ Rama sulmon opozitën: “Zhabat janë plakur, bretkosat janë sfilitur, zhapikët janë çmendur!”

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar ashpër opozitën, duke i quajtur përfaqësuesit e saj si “zhaba”, “bretkosa” dhe “zhapikë”, ndërsa për Sali Berishën tha se është “bufi që po jep shpirt, por nuk heq dorë”. Rama ka akuzuar opozitën se ka investuar në të gjitha format për të nxitur protestat, duke theksuar se “kënetat” kanë përdorur figura të ndryshme për të krijuar tensione, por që, sipas tij, tani “zhabat janë plakur, bretkosat janë sfilitur dhe zhapikët janë çmendur”.

Në një dalje publike, Rama e cilësoi këtë fazë si një etapë të re, ku bëri të ditur se opozita është ende në këtë përpjekje për të përfituar nga tërmeti dhe shpronësimet, duke e lidhur me një mbështetje të gjerë popullore. Ai shtoi se situata ka ndryshuar dhe tani, përkundër kritikave të opozitës, janë “me bufin në krye që po jep shpirt, por nuk heq dorë”.