Edi Rama ka publikuar një video me Sekretarin e Përgjithshëm, Engjëll Agaçi, i cili kohët e fundit është bërë objekt debati mes kryeministrit dhe kreut të PD, Sali Berisha. Kryedemokrati ka hedhur akuza, duke thënë së Agaçi është arratisur për t’iu fshehur drejtësisë.
Por nga ana tjetër kryeministri Rama ka deklaruar se Engjëll Agaçi ka qenë në Itali për mjekim, madje gjendja e tij shëndetësore ka qenë tepër e rëndë, pasi pas një operacioni në zemër pati edhe probleme me mushkërinë.
Por sot, kreu i qeverisë ka publikuar një video ku shfaqet në zyrën e tij së bashku më Engjell Agaçin.
“Ky është Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, të cilin Bufi i Kënetës e shpalli arratiak në kërkim nga drejtësia dhe e gjithë aradheja kënetore kanal më kanal e portal më portal, ia telendisi familjen e të afërmit, duke batërdisur publikun me kua-kua-kuara të ububushme, teksa tjetri ishte në fije të perit në reanimacion me frymëmarrje të drejtuar, pas një operacioni në zemër që pasoi nga një ndalim i funksionit të mushkërive”, shkruan Rama në Facebook.
Biseda me Agaçin
Rama: Sapo jam kthyer nga Berlini dhe kam gjetur këtu një të kthyer tjetër nga arrati, Engjëll Agaçi. Ja ku është.
Agaçi: Përshëndetje të gjithëve dhe ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen.
Rama: Jo të gjithë, për mbështetje atyre që të mbështetën, të tjerëve në 11 maj.