Brohotitje dhe daulle për Sali Berishën në Athinë! Mbështetësit shqiptarë e presin me entuziazëm

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndodhet në Athinë për një takim me diasporën shqiptare në Greqi. Në një atmosferë të zjarrtë, Berisha u prit me ovacione të fuqishme dhe brohoritje nga mbështetësit e tij.

Në sallën ku u zhvillua takimi, mbështetësit e liderit demokrat e pritën atë me duartrokitje, thirrje dhe tingujt e daulleve, duke krijuar një ambient festiv. Të pranishmit valvisnin flamuj të Partisë Demokratike dhe të Shqipërisë, ndërsa thirrjet “Berisha, Berisha” jehonin në çdo cep të sallës.

Ky takim vjen në një moment të rëndësishëm për Berishën dhe Partinë Demokratike, ndërsa ai ka theksuar rëndësinë e diasporës shqiptare dhe kontributin e saj për vendin.